Tre ushtarë izraelitë u plagosën nga copat e predhave pas shpërthimeve të fuqishme. Sipas ushtrisë izraelite dhjetëra mortaja e raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës, duke shkaktuar rënien e alarmit paralajmërues në zonën jugore të Izraelit përgjatë gjithë ditës. Kryeministri Benjamin Netanyahu mblodhi shefat e tij të sigurisë dhe ministrin e Shërbimeve Sekrete, e tha se vendi ishte “në pikën më të afërt të pragut të luftës”, që prej konfliktit 7-javor me militantët palestinezë.