Ministri Izraelit për Sigurinë Publike, Gilad Erdan iu bëri thirrje shërbimeve të burgjeve në Izrael, të mos lejojnë palestinezët e burgosur që i takojnë grupit Hamas, të ndjekin ndeshjet e futbollit të Botërorit të Rusisë. Sipas rregullores aktuale, “Të burgosurit në Izrael kanë të drejtë të shohin programe televizive”, por Erdan po sheh mundësinë e ndryshimit të rregullave përpara se të nisin takimet e Kupës së Botës, nga 14 Qershori deri më 15 Korrik.