Food & Drink Health & Beauty

Ja çfarë i bëjmë trupit kur hamë mish të përpunuar!

Sëmundjet kardiovaskulare

Konsumi i lartë i mishit të përpunuar mund të shoqërohet me rritje të rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Duke qenë se kanë përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura dhe natriumit, ju bëjnë më të ekspozuar ndaj probleme me zemrën. Gjithashtu nitrati që përmendim shpesh dhe gjendet me shumicë te këto produkte rrit mundësinë e prekjes nga artëroskleroza dhe diabeti.

Mund të shkaktojnë formimin e qelizave tumoriale

Për shkak të të gjithë përbërësve që përmbajnë dhe konservuesve, ekziston mundësia të krijohen vatra për qelizat kancerogjene. Kur nitratet gatuhen bashkë me proteinat në temperatura shumë të larta, transformimi kimik i tyre mund të çojë në shfaqje të këtyre qelizave të këqija në trup.

Mund të shtoni në peshë

Disa lloje mishi mund të kenë më shumë yndyrë dhe kalori se të tjerët, për shembull sallamet e përzier apo ato me shumë dhjamë. Ndaj nëse i konsumoni shpesh jeni më të predispozuar për të shtuar në peshë.

Rrit presionin e gjakut

Nëse jeni gjatë gjithë kohës të ekspozuar ndaj këtyre ushqimeve me shumë gjasë një nga shenjat e para që trupi do t’ju japë do të jetë ngritja e presionit të gjakut. Sipas të dhënave, kjo ndodh për shkak të sasive të mëdha të kripës.