Të shtunën që lamë pas Dua Lipa festoi 25-vjetorin e saj të lindjes.
Këngëtarja me origjinë shqiptare nuk organizoi ndonjë festë madhështore ashtu si vitet e kaluara por e shijoi ditën e saj të veçantë me të dashurin dhe miqtë në plazh.
Dua u fotografua duke shijuar ditëlindjen në Malibu me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe miqtë e ngushtë. Mesa duket, artistja ka vendosur të ruajë distancimin social duke e shijuar ditëlindjen në privatësi thjeshtë duke bërë plazh.
Gjatë darkës ajo dhe miqtë e saj janë mbledhur në një festë të vogël në bregdet.