Celebrities

“Jam mirënjohëse që të kam gjetur…”/ Çaste romantike mes Jozit dhe Loredanës!

Loredana dhe Jozi, pas periudhës së tensioneve dhe mosmarrëveshjeve që kanë pasuar, duket se tani kanë kaluar në një fazë më të qetë dhe romantike në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Gjatë ditëve të fundit, ata kanë kaluar kohë të veçantë së bashku dhe kanë ndarë momente të ngrohta.

Në një bisedë intime mes tyre, Loredana i shprehu Jozit ndjenjat e saj dhe e shprehu mirënjohjen për faktin që e ka njohur. Ajo e pohoi se ndihet me fat që ai është pjesë e jetës së saj, duke treguar një ndjenjë vlerësimi për lidhjen që kanë krijuar në këtë ambient të veçantë. Kjo duket si një fazë e re për të dy, ku ata po shijojnë më shumë lidhjen e tyre dhe po i lënë pas të kaluarën e vështirë.

Loredana: Pjesa më e bukur e jotja del pikërisht kur je me mua

Jozi: Po, e ke gjetur

Loredana: E di… meqë është fundi i marsit desha të të thosha Jozef Marku që jam shumë mirënjohëse që të kam gjetur këtu brenda, që jemi pikërisht në këtë krevat. Nuk e di nga dole, nuk e di çfarë kam bërë të mirë në këtë jetë që më dole këtu brenda. Çdo ditë të shikoj dhe them ‘sa i bukur që është’.