Live From Tirana

“Jam shqiptare mbi të gjitha”/Miss Globe USA: Nuk e heq asnjëherë varësen me shqiponjën dykrenare!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Samantha Shkreli, vajza shqiptare me origjinë nga Shkodra, e cila ka përfaqësuar SHBA në Miss Globe. Si ishte kjo eksperiencë për të dhe cilat janë disa nga kauzat e saj?

Gjatë intervistës, Samantha tregoi dhe varësen të cilën e mban në qafë dhe nuk e heq asnjëherë, një shqiponjë dykrenare:

E kam këtë varëse që prej 5 vitesh. E kam vënë herën e parë kur kam qenë Miss Adoleshenca Connecticut. Unë aty përfaqësova Connecticut, shteti ku jetoj në Amerikë, para 5 vitesh. E kam vënë këtë varëse sepse jam shumë patriotike dhe kam dashur që t’i tregoj të gjithëve, që edhe pse përfaqësova Connecticut, përfaqësoja Shqipërinë më përpara. Se kjo është gjëja më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, se jam shqiptare mbi të gjitha.