E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Samantha Shkreli, vajza shqiptare me origjinë nga Shkodra, e cila ka përfaqësuar SHBA në Miss Globe. Si ishte kjo eksperiencë për të dhe cilat janë disa nga kauzat e saj?
A do ta mendoje të hyje në “Big Brother VIP Albania”, nëse do të të vinte një ftesë e tillë?
Do e kisha provuar nëse do të më vinte ftesa. Është një shans për të pasur një platformë më të madhe, gjëja më e rëndësishme për mua është se dua të përdor zërin tim, platformën time, të përdor zërin që të ndihmoj sa më shumë njerëz që kam mundësi. Për mua “Big Brother” është një shans që ta bëj këtë.
Mendon se një shembull ndryshe si ty, mund ta fitonte “Big Brother” pa agresivitet, pa dhunë, pa të bërtitura, por duke ngritur zërin ndaj kauzave?
Po, sepse jam një femër shqiptare, dhe femrat shqiptare janë shumë forta.