Gossip

Jennifer Aniston shfaqet në një darkë romantike me partnerin e saj Jim Curtis!

Jennifer Aniston është fotografuar sërish në shoqërinë e partnerit të saj, hipnotizuesit Jim Curtis, duke shijuar një mbrëmje romantike në Hollywood Hills.

Të premten në mbrëmje, 56-vjeçarja u pa duke darkuar në restorantin italian Pace, e veshur me të zeza ashtu si edhe Curtis.

Çifti nuk ishte i vetëm: atyre iu bashkua edhe stilistja e Aniston, Jamie Mizrahi, së bashku me bashkëshortin e saj, Nico Mizrahi, duke e kthyer mbrëmjen në një kombinim mes romantikes dhe shoqërisë së ngushtë.

Edhe pse aktorja e “Horrible Bosses” e ka mbajtur lidhjen larg vëmendjes maksimale, së fundmi ajo ka folur shkurt për Jim Curtis në një intervistë për Elle, ku e ka përshkruar si “të jashtëzakonshëm”, të sjellshëm dhe shumë të qëndrueshëm.

Hipnotizmi është vetëm një nga gjërat që ai bën. Ai është vërtet i jashtëzakonshëm dhe ndihmon shumë njerëz

-është shprehur Aniston, sipas DailyMail.

Burime pranë çiftit tregojnë se marrëdhënia e tyre është veçanërisht e qëndrueshme dhe se Jennifer ndihet shumë e sigurt pranë Curtis.

Dyshja kanë rituale të vogla dhe momente simbolike që i afrojnë edhe më shumë, ndërsa ai e mbështet fort në karrierën e saj si aktore dhe biznesmene.

Ai ka sjellë një energji shumë pozitive dhe të qëndrueshme në jetën e saj

-kanë thënë burimet, duke lënë të kuptohet se Jennifer Aniston po kalon një periudhë të mbushur me qetësi emocionale dhe stabilitet në jetën private.