Celebrities Gossip Showbiz

Ylli i serialit “Friends” bën publike lidhjen, poston foton super romantike me partnerin e saj!

Jennifer Aniston ka surprizuar ndjekësit me një postim të ëmbël në rrjetet sociale, duke i uruar ditëlindjen partnerit të saj, Jim Curtis. Aktorja e njohur nga seriali Friends, ndau në Instagram një foto bardh e zi, ku shfaqet duke përqafuar Curtis-in nga pas. “Happy birthday my love,” shkroi 56-vjeçarja në mbishkrimin e postimit.

Jennifer dhe Jim u përfolën për herë të parë si çift në korrik, pasi u panë së bashku në një jaht, mjaft të afrueshëm me njëri-tjetrin. Që prej asaj kohe, çifti është parë në disa dalje publike përfshirë darka me miq të afërt si Jason Bateman dhe bashkëshortja e tij Amanda Anka, si dhe në premierën e sezonit të katërt të serialit “The Morning Show” në shtator.

Burime pranë çiftit kanë treguar për revistën PEOPLE se Aniston dhe Curtis janë po kalojnë shumë mirë bashkë. Ata janë prezantuar nga një mik i përbashkët, pasi aktorja kishte lexuar librin e Curtis-it dhe e njihte punën e tij si autor. “Ai është shumë ndryshe nga çdo person që Jennifer ka takuar më parë,” ka shtuar burimi.

Jim Curtis ka më shumë se dy dekada eksperiencë në fushën e shëndetit dhe mirëqenies. Në faqen e tij zyrtare, ai përshkruhet si një autor dhe hipnoterapeut që ndihmon njerëzit të “hyjnë në versionin e tyre më të mirë.” Ai shpesh ndan video motivuese në rrjete sociale, ndërsa sipas miqve të çiftit, Curtis ka ndikuar pozitivisht edhe tek Jennifer. “Ai e ka ndihmuar të ngadalësojë ritmin e jetës,” ka thënë një burim për PEOPLE. “Jennifer është mësuar të jetojë me ritme të shpejta, mes projekteve të shumta, por Curtis e ka ndihmuar të përqendrohet më shumë tek vetja.”