Jennifer Aniston ka bërë sërish të flitet për të me fotot e saj të zjarrta në një sesion për revistën ELLE. Aktorja 56-vjeçare ekspozoi asetet e saj më të bukura, duke pozuar vetëm me të brendshme dhe rroba banjo, të kombinuara me një pallto prej pelushi.
Në një tjetër fotografi, Aniston shfaq barkun e saj të sheshtë duke veshur të brendshme dhe një bluzë elegante, duke treguar se fiziku i saj mbetet mahnitës edhe pas dekadash në industrinë e filmit.
Sesioni, realizuar për numrin Dhjetor 2025/Janar 2026 të ELLE Magazine “Women in Hollywood”, shoqërohej edhe me një intervistë ku aktorja foli për karrierën, rolin e saj legjendar si Rachel Greene në ”Friends” dhe situatën financiare të familjes.
Jennifer, e cila javën e kaluar zbuloi romancën e saj me partnerin Jim Curtis, tregoi se pas shumë vitesh eksperiencë në kamerë di të theksojë çdo kënd të trupit të saj, duke lënë fansat pa fjalë.