Aktorja e famshme hollivudiane Jennifer Lawrence është fejuar.
Lajmin se ajo së shpejti do të martohet e kanë konfirmuar përfaqësuesit e saj ndërkohë fituesja e çmimit “Oscar” është në qiellin e shtatë.
28-vjeçarja i ka thënë ‘Po’ propozimit të 34-vjeçarit Cooke Maroney, drejtues i galerisë së artit në New York.
Dyshja janë fotografuar së bashku mbrëmjen e kaluar duke darkuar mes miqsh ku dukej qartë se diçka po festohej. Dyshja kanë 8 muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin.