Jennifer Lawrence ka befasuar fansat me një transformim të dukshëm në pamjen e saj, duke u shfaqur me flokë ngjyrë kafe të errët gjatë një daljeje në New York.
Fituesja e çmimit Oscar u fotografua teksa po shkonte në një darkë, duke lënë përkohësisht pas nuancën e saj ikonike bionde. Aktorja 35-vjeçare kishte zgjedhur t’i mbante flokët të mbledhura lart, ndërsa balluket e gjata që i mbulonin vetullat i jepnin një stil krejtësisht të ri, shkruan Daily Mail.
Pamja e re nxori edhe më shumë në pah tiparet e saj, duke bërë që ndryshimi të vihej menjëherë re nga fansat.
Për daljen, Lawrence zgjodhi një stil të thjeshtë dhe elegant, të kombinuar me një bluzë, një fund të gjatë të bardhë dhe sandale.
Ende nuk dihet nëse ndryshimi i ngjyrës së flokëve lidhet me një rol të ri kinematografik apo është thjesht një zgjedhje personale.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Jennifer Lawrence bëhet brune. Ajo kishte ndryshuar pamjen edhe për rolin e Tiffany Maxwell në filmin “Silver Linings Playbook”, interpretim që i solli çmimin Oscar për Aktoren më të Mirë. Gjithashtu, aktorja kishte flokë të errët edhe në rolin e Katniss Everdeen në serinë e suksesshme “The Hunger Games”.
Sa i përket projekteve të ardhshme, Lawrence pritet të rikthehet në ekran me filmin horror gotik “What Happens at Night”, me regji të Martin Scorsese dhe me Leonardo DiCaprio në kast. Ajo është konfirmuar gjithashtu pjesë e universi të “The Hunger Games” me filmin e ri “Sunrise on the Reaping”.
Paralelisht me karrierën, aktorja vazhdon t’i kushtojë rëndësi edhe jetës familjare, duke balancuar angazhimet profesionale me rolin e saj si nënë e dy djemve.