Javën e kaluar ishte ish Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ndërsa këtë herë ishte Jennifer Lawrence.
Fituesja e çmimit “Oscar” ndërmori sërish traditën e përvitshme duke vizituar spitalin e fëmijëve në vendlindjen e saj Kentucky.
28-vjeçarja kaloi ditën e Krishtlindjes pranë fëmijëve të sëmurë duke u bërë dhurata, duke i treguar histori të ndryshme e duke shkrepur shumë foto me ta.
Spitali i fëmijëve “Norton” postoi disa foto të kësaj dite kaq të lumtur për fëmijët duke falenderuar aktoren e famshme që nuk ka hequr dorë nga tradita e saj.