Vendosen shenjat dalluese të “Ambasadës Amerikane” në Jerusalem, një javë para bartjes së misionit amerikan në këtë qytet. Shenjat u vendosën afër konsullatës amerikane, e cila nga 14 maji do të shërbejë si ndërtesë e ambasadës amerikane, pas zhvendosjes nga Tel Avivi. Vendimi i Presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit u prit me pakënaqësi në të gjithë botën.