Amazon do të investojë 12 miliardë euro gjatë periudhës 2025-2029 për të zgjeruar dhe mirëmbajtur infrastrukturën e qendrave të të dhënave në Australi, me fokus në forcimin e kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale dhe shërbimeve cloud. Kjo është investimi më i madh i Amazon në teknologji në Australi deri më tani, duke mbështetur kapacitet të ri serverësh dhe ngarkesa të lidhura me AI gjeneruese.
Gjithashtu, kompania do të investojë në “tri fermat e reja diellore” në Victoria dhe Queensland, duke premtuar blerjen e më shumë se 170 megavat energji të rinovueshme për të furnizuar qëndrueshmërinë e operacioneve të saj. Kryeministri australian Anthony Albanese e vlerësoi këtë investim si një “votë e madhe besimi” në ekonominë e Australisë, duke theksuar potencialin për rritje të produktivitetit dhe zhvillimit ekonomik. Kjo lëvizje reflekton tendencën globale të kompanive të mëdha teknologjike për të zgjeruar infrastrukturën, për të përmbushur kërkesën në rritje për inteligjencën artificiale dhe shërbimet cloud.
Amazon do të testojë gjithashtu robotët në skenarë shpërndarjeje në botën reale në “parkun humanoid” të saj në San Francisko, duke përdorur një pistë të përbashkët pengesash të brendshme. Amazon po përgatitet të testojë robotët humanoidë për shpërndarjen e pakove, me qëllim automatizimin e hapit të fundit në zinxhirin e saj logjistik. Ndërtimi i “parkut humanoid” është drejt përfundimit dhe do të jetë një pistë pengesash e krijuar, në njërën nga zyrat e kompanisë në San Francisko. Testimi i robotëve do të fillojë së shpejti.