Bota

Joe Biden shpall rikandidimin për një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur kandidaturën për t’u rizgjedhur president nga radhët e demokratëve, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale që do të mbahen në 2024.

Pra fushata e Joe Biden për rizgjedhje ka nisur zyrtarisht, në formën e një videoje tre minutëshe që fillon me një fjalë të vetme: Liri.

I transmetuar nga vetë presidenti i 46-të i SHBA-së, Biden argumenton se të drejtat e abortit, mbrojtja e demokracisë, të drejtat e votës dhe rrjeti i sigurisë sociale do të jenë ndër çështjet më të rëndësishmE.

Ai thotë se votuesit do të përballen me zgjedhjen për t’i lënë brezit të ardhshëm “më shumë liri ose më pak” dhe “më shumë të drejta ose më pak”.

“Çdo brez i amerikanëve është përballur me një moment kyç kur atyre u është dashur të mbrojnë demokracinë, të protestojnë për lirinë dhe për të drejtën tonë për të votuar dhe të drejtat tona civile ,” tha ai.

Në videon prej tre minutash, Biden, presidenti i 46-të i SHBA-së, tha se të drejtat e abortit, mbrojtja e demokracisë, të drejtat e votimit dhe siguria sociale do të jenë çështjet më kryesore gjatë garës presidenciale të vitit 2024.

Për dallim nga slogani i fushatës zgjedhore të vitit 2020, kur Biden tha se amerikanët ishin “në betejë për shpirtin” e kombit, slogani për zgjedhjet e vitit 2024 thotë: “Le ta çojmë punën deri në fund”.