Ish-sportisti i “Wrestling” tashmë ka nisur një karrierë si aktor. Së fundmi mësohet se John Cena do të jetë protagonisti më i ri i serisë së 9-të të “Fast and Furious”.
Këtë risi fillimisht e ka paralajmëruar edhe Vin Diesel në muajin prill me anë të një postimi në profilin e tij të Instagramit.
Në videon e tij, Diesel tregoi se Pablo (personazhi që luhej nga aktori i ndjerë Paul Walker), u ka dërguar një tjetër mik të mirë që do të bënte një protagonist të shkëlqyer në këtë film.
“Fast and Furios 9” pritet të dalë në kinematë botërore më 22 maj të vitit 2020.