Së fundmi, ka pasur spekulime për një lidhje të re dashurie mes aktorit Johnny Depp dhe një influencuese spanjolle të quajtur Jess Martinez-Bordiu. Jess Martinez-Bordiu është gjithashtu e përfshirë në industrinë e filmit dhe i përket një familjeje të profilit të lartë në Spanjë. Marrëdhënia mes të dyve është bërë më interesante për shkak të të dhënave që po dalin në rrjetet sociale.
Martinez-Bordiu është shumë aktive në Instagram dhe së fundmi ka postuar një video ku ka uruar Depp për ditëlindjen e tij, diçka që ka ndezur më tej zërat për një romancë mes të dyve. Gjithashtu, një nga miqtë e ngushtë të Depp-it e ndjek Jess në Instagram gjë që shton dyshimet.
Megjithatë, një përfaqësues i Depp ka mohuar çdo lidhje romantike mes të dyve, pasi thotë se influencuesja nuk e ka shoqëruar aktorin gjatë udhëtimeve dhe mes të dyve ka vetëm miqësi. Ndërkaq, një nga filmat më të njohura dhe ikonike të industrisë së filmit, “Pirates of the Caribbean”, është gati të rikthehet me një film të ri, që tashmë ka nisur të krijohet. Ky projekt i ri do të prezantojë një histori të freskët, me personazhe të rinj dhe një drejtim të krejtësisht ndryshe, por një mungesë e madhe është ajo e Johnny Depp, i cili është bërë i njohur për rolin e tij të dashur si “Captain Jack Sparrow” që nga filmi i parë i serisë, “The Curse of the Black Pearl” (2003).
Vitin e kaluar, Depp i shqetësoi fansat me pamjen e tij dhe më së shumti tërhoqën vëmendjen dhëmbët, të cilët dukeshin të prishur. Aktori tani është fotografuar në pushime në Bahamas duke u dukur plotësisht i relaksuar dhe me humor të mirë. Ai shtrëngoi duart me fansat në një kafene dhe madje qëndroi pas lokalit dhe ndihmoi kamerierin të përgatiste pijen e tij. Depp qeshi disa herë në video dhe fansat vunë re se aktori 61-vjeçar kishte rregulluar dhëmbët. “Mendoj se dhëmbët e tij duken më mirë se kurrë”, “Më në fund dhëmbët e tij janë të drejtë dhe të bardhë”, “Padyshim që i ka rregulluar dhëmbët. Ai duket më mirë se kurrë”-ishin disa nga komentet. Kujtojmë se aktori i njohur ka pasur gjithmonë probleme me higjienën orale, gjë që e vërteton edhe deklarata e tij e vitit 1995 për revistën Premiere.