Kryeministri i Britanisë Boris Johnson, ka refuzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump se duhet të bashkëpunojë me partinë e Brexit-it të Nigel Farange në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Johnson theksoi se është “mirënjohës për këshillën”, por se nuk dëshiron të bëjë pakte parazgjedhore. Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ditë më parë kishte thënë se Farage dhe Johnson do të ishin “një forcë e pandalshme”.