Jonathan Bailey po shijon kulmin e suksesit të tij, dhe çdo paraqitje publike duket se sjell një surprizë të re. Gjatë premierës së “Wicked: For Good” në New York, aktori 37-vjeçar, i shpallur së fundmi “Sexiest Man Alive” nga revista PEOPLE, mori një dhuratë krejt të veçantë: një figurë Lego të personalizuar, të frymëzuar nga paraqitja e tij në kopertinën e revistës.
Është fantastike. Oh, Zot!
-tha Bailey i entuziazmuar, ndërsa qeshte me mini-versionin e tij në formë Lego.
Me humor ai shtoi se, nga i ftohti i premierës, brenda një ore do të dukej po aq “i lagur”sa në foton e kopertinës.
Në një intervistë për PEOPLE, aktori ka treguar se është adhurues i madh i Lego-s, madje e ka quajtur ndërtimin e një seti Lego “takimin ideal romantik”. Ai shtoi me shaka se dikush që “nuk pëlqen Lego” është për të një “deal-breaker”.
Bailey është bërë i njohur në mbarë botën me rolin e Lord Anthony Bridgerton në serialin “Bridgerton”, ndërsa ka fituar zemrat e publikut edhe si Fiyero në universin “Wicked”.
Filmi i ri do të sjellë kulmin e trekëndëshit të famshëm të dashurisë mes Fiyero-s, Glinda-s (Ariana Grande) dhe Elphaba-s (Cynthia Erivo), e cila shfaqet si Magjistarja e Keqe e Perëndimit.
Në këtë histori, Elphaba jeton e fshehur në pyjet e Oz-it, duke luftuar për lirinë e Kafshëve dhe duke kërkuar të zbulojë të vërtetën për Magjistarin, ndërsa Glinda shijon famën dhe statusin e “së mirës” në Emerald City, nën udhëheqjen e Madame Morrible.