Gossip Showbiz

Jori Delli zbulon të fshehta nga marrëdhënia e saj me reperin, Fred de Palma! “Mendoja se ishte kalimtare…”

Modelja Jori Delli ka ndarë detaje interesante nga jeta e saj në një intervistë për shoqen e ngushtë, Beniadën.

Ajo ka folur për përvojat e saj të para në punë, duke zbuluar se ka punuar në një dyqan luksoz që e vogël, ku e gjithë puna ishte e përqendruar tek gratë e moshës më të madhe, ndërsa ajo shërbente si “ndihmës” për detyra të ndryshme.

Jori kujton se, për shkak të mungesës së ashensorëve, shpesh herë i kërkonin të ngjiste shkallët për të marrë çantat e klientëve nga kati i parë, dhe kjo i shkaktonte dhimbje të mëdha në këmbë, por gjithsesi e bënte, pasi nuk donte të linte përshtypje të keqe.

Modelja ka folur gjithashtu për marrëdhënien e saj me reperin italian Fred de Palma. Ata janë njohur vite më parë, pasi Jori kishte marrë pjesë në një videoklip të tij. Sipas saj, pas një periudhe të gjatë pa u takuar, ata u gjetën rastësisht dhe nisën të flisnin. Ajo shprehet se nuk e priste që lidhja e tyre do të zgjaste shumë, duke menduar se do të ishte diçka kalimtare, por në fund ajo ka rezultuar të jetë shumë e bukur dhe e qëndrueshme.

Në intervistë, Jori ka përmendur gjithashtu sakrificat e prindërve të saj në Itali, ku rrëfen se i ati ka punuar tri profesione të ndryshme që nga mekaniku deri tek shtrimi i parketit, për të siguruar një jetë më të mirë për familjen e tij.

Ajo përshkruan prindërit e saj si individë me qëndrime të kundërta: njëri ishte i pasionuar pas punës, ndërsa tjetri e theksonte rëndësinë e studimeve, dhe kjo ka ndikuar në formimin e saj si një person me vlera të balancuara.

Screenshot

Në fund, Jori ka ndarë një histori të veçantë nga fëmijëria e saj, ku përmendi besëtytnitë. Ajo kujton se, në ditëlindjen e saj të vogël, në xhepin e saj ishte futur një hudhër nga e ëma, për të mbajtur larg ndonjë fat të keq. Kjo është diçka që ajo vazhdon ta praktikojë edhe tani, duke e mbajtur një hudhër me vete për siguri.

Me këtë intervistë, Jori Delli ka ndarë një pjesë të rëndësishme të jetës së saj, që tregon se përpjekjet, sakrificat dhe besimet janë pjesë e jetës së saj të përditshme, të cilat e kanë formuar në një grua të suksesshme dhe të vendosur.