A tensioneve të krijuara së fundmi mes Loredanës dhe Jozit, ku ky i fundit tentoi ta puthte me forcë, duket se çifti tani ka arritur të kapërcejë shqetësimet e mëparshme. Loredana, e cila kishte kërkuar më shumë kohë në Prime-n e kaluar, duket se nuk ka më nevojë për asnjë periudhë reflektimi, pasi puthja “e shumëpritur” mes tyre ka ndodhur tashmë.
Flirtet mes çiftit vazhdojnë pa pushim, dhe çdo natë mbyllet me puthje dhe përqafime në shtrat.
Në videon e shpërndarë, mund të shihet momenti i puthjes së parë mes tyre, e cila ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Ndërkohë dëgjohet Jozi, duke kërkuar të bëjë diçka duke i thënë Loredanës:
Nxirre gjuhën
– një shprehje që ka ngritur disa pikëpyetje për mënyrën e tij të të shprehurit, duke harruar se është duke u parë nga një audiencë e gjerë.