Jozi Marku ka bërë një rikthim të fuqishëm në Big Brother VIP Albania, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut me sjeljjen e tij ndaj Loredanës dhe një bisede artisten, Rozana Radin.
Gjatë bisedës, Rozana e pyeti se si i kishte të shtëpisë, ku Jozi iu përgjigj shkurt:
Mirë, por situatë alarmante jashtë
Ky koment sugjeronte se diçka e papritur kishte ndodhur mes tij dhe të afërmve të Rozanës apo ndonjë situatë shqetësuese tjetër.
Këngëtarja, e shqetësuar nga kjo përgjigje, kërkoi një sqarim më të detajuar, por Jozi e theksoi se nuk mund të fliste për këtë çështje për shkak të rregullave të formatit. Ai shtoi se do të konsultohej me Vëllain e Madh për të parë nëse mund të jepte më shumë informacione.
E shqetësuar nga mungesa e sqarimeve, duket se Rozana shkoi në Dhomën e Rrëfimit për të kërkuar një shpjegim mbi situatën. Ende nuk dihet nëse ajo ka marrë informacionin që kërkoi nga Jozi.