Njohja e trupit tënd është hapi i parë për të mbrojtur veten. Njollat e errëta në thonj mund të jenë shenjë e melanomës. Nëse zbulohet herët, kanceri i lëkurës mund të shërohet në 95 për qind të rasteve. Shiritat e bardhë, të gjatë dhe të hollë në thonj mund të nënkuptojnë që veshkat nuk funksionojnë si duhet, respektivisht që nuk mund të filtrojnë proteinat nga urina. Mjeku Michael Schmitt thotë që njollat e errëta në lëkurën nën sqetull mund të tregojnë për diabetin.
Insulina e tepërt në gjak mund të çojë deri te mbledhja e indit dhe melaninës. Për këtë arsye lëkura në atë pjesë duket më e errët. Analiza e gjakut mund të zbulojë nëse gjithçka është në rregull. Puçrrat e imëta në këto pjesë të trupit mund të jenë shenjë që keni kolesterinë të ngritur. Fatkeqësisht, në këtë fazë kjo nënkupton që kolesterina është me të vërtetë i lartë, por me ndryshimin e ushqimit dhe stilit të jetesës mund të lehtësoni dhe reduktoni rrezikun nga sëmundjet e zemrës.
Nëse ju krijohen zbokth në kokë të cilat bien në supe, është e mundshme që jeni nën stres dhe që trupi prodhon më shumë hormon të kortizolit. Ai mund të thajë lëkurën e kokës dhe për këtë arsye përsëritet shfaqet zbokthi. Shampo kundër zbokthit mund të ndihmojë, por shkakun do ta zgjidhni vetë, nëse largoni stresin. Qarqet e errëta rreth syve, përveç lodhjes dhe pagjumësisë mund të nënkuptojnë që keni alergji. Personat alergjikë në trup lirojnë histaminë, ndërsa bymimi i enëve të gjakut për shkak të gjakut dhe lëngjeve të tjera paraqitet në vendin në të cilin lëkura është më e hollë.