Tech

Ju njohim me dy veçoritë e reja të Instagram-it që nuk do t’i rezistoni dot!

Së fundmi Instagram ka prezantuar dy mënyra të reja për të parë kryefaqen (Feed) tuaj, ‘Following’ dhe ‘Favorites’, pra njerëzit që ndiqni dhe të preferuarit. “Following” ju tregon postimet nga njerëzit që ndiqni në rend kronologjik, ndërsa “Favorites” shfaq postimet e fundit nga një listë llogarish që ju mund t’i zgjidhni si të preferuara, qofshin miqtë tuaj apo krijuesit që pëlqeni.

Për të përdorur ‘Following’ dhe ‘Favorites’, klikoni në Instagram në këndin e sipërm majtas të faqes kryesore për të bërë përzgjedhjen. Mund të shtoni deri në 50 llogari në ‘Favorites’ dhe të bëni ndryshime në listën tuaj në çdo kohë, njerëzit nuk njoftohen kur ju i shtoni ose hiqni. Postimet nga lista e të preferuarave do të shfaqen gjithashtu në faqen kryesore, siç tregohet nga një ikonë ylli.

Si ‘Following’ dhe ‘Favorites’ do t’ju shfaqin postimet në rend kronologjik, në mënyrë që t’i shihni shpejt postimet që nuk dëshironi t’i humbisni. Instagram thotë se do të vazhdojë të ndërtojë veçori të tilla për t’u dhënë përdoruesve më shumë zgjedhje dhe kontroll mbi atë që shohin dhe për të ndihmuar që koha që kalojnë në aplikacion të jetë më e frytshme.

Ndërkaq, rikujtojmë se një gjykatë në Moskë ka vendosur që platformat e kompanisë Meta të emërohen si “organizata ekstremiste”, një lëvizje që i bën të jashtëligjshme platformat sociale të kësaj kompanie, Facebook dhe Instagram. Gjykata tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Prokurorët shtetërorë nisën këtë procedurë gjyqësore pasi më 10 mars mediat raportuan se platformat e Meta-s po u lejonin përdoruesve të Facebook-ut dhe Instagram-it në disa shtete që të bënin thirrje për dhunë ndaj rusëve dhe ushtarëve rusë, pasi Moska nisi më 24 shkurt pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Sjellim në vëmendje gjithashtu se dhjetra emoji të reja do të jenë në majë të gishtave tuaj me përditësimin më të fundit të Apple dhe ato përmbajnë gjithçka, nga fasulet, deri te kafshimi i buzëve dhe në kulmin e pandemisë, një fytyrë e guximshme që mban lotët.