Auto & Moto

Ju njohim me modelin e ri të makinës më të famshme në Hollywood!

Është më tepër e njohur për faktin se përdoret në filmin e vitit 1985 “Back to the future”. Por së fundmi, ‘DeLorean’ është rikthyer vërtet në të ardhmen, duke sjellë një makinë të re, totalisht elektrike. Modeli i ri, i quajtur “Alpha5 EV”, është prodhuar në dy ngjyra, grinë klasike, por edhe ngjyrë të kuqërremtë.

Nuk mungojnë dyert në formë krahësh dhe të gjitha aksesorët me të cilët u bë e famshme. Sipas ‘DeLorean’, makina mund të arrijë 100 km/h për 2,99 sekonda.

Kompania që prodhoi makinën e parë DeLorean falimentoi në vitin 1982, por marka dhe të drejtat e prodhimit u blenë nga një kompani e re në vitin 1990, që zgjodhi të ruante të njëjtin emër. Për 30 vitet e ardhshme kompania u përqendrua tek riparimi dhe modifikimi i automjeteve, por tashmë duket se gjithçka është gati për t’u ‘zhytur’ në të ardhmen, me modelin e ri, që të paktën nga dizajnet e publikuara, duket vërtet fantastik.

Shpejtësia maksimale e mjetit është 250 km/h. Alpha5 do të prodhohet me një bateri prej 100 kilovat/orë, me të cilën mund të përshkohet një distancë prej 480 kilometrash. Rikujtojmë, se së fundmi Mercedes-AMG pesë vite më parë paralajmëroi se do të sjellë makinë ultrasportive me dy ulëse, ku “zemra” e të cilës do të jetë një motor nga Formula 1, e pas shtyrjeve të shumta të paplanifikuara është prezantuar versioni serik i modelit One që do të mund të regjistrohet dhe përdoret nëpër rrugë.