Tech

Ju prezantojmë superkompjuterin më të madh në botë!

ABCI-Q është superkompjuteri më i madh kërkimor në botë, i mundësuar nga teknologjia Nvidia. Nvidia ka njoftuar lançimin e “Qendrës Globale të Kërkimit dhe Zhvillimit për Biznesin nga Teknologjia Kuantike-AI” (G-QuAT), e cila do të strehojë ABCI-Q, superkompjuteri më i madh kërkimor në botë i dedikuar për informatikën kuantike. Superkompjuteri ABCI-Q integron 2,020 njësi përpunimi grafike (GPU) Nvidia H100, të cilat janë të ndërlidhura duke përdorur platformën e rrjetit Nvidia Quantum-2 InfiniBand.

Sistemi është i lidhur me Nvidia CUDA-Q, një platformë hibride kompjuterike për menaxhimin e pajisjeve dhe softuerëve të nevojshëm për të ekzekutuar aplikacione të dobishme të informatikës kuantike në shkallë të gjerë. Superkompjuteri AI ABCI-Q përdor gjithashtu një procesor qubit Fujitsu, me rendiment të lartë, procesorin kuantik të atomit neutral të QuEra dhe procesorin fotonik OptQC. E gjithë kjo mundëson një ekosistem hibrid, kuantik-GPU në disa modalitete kubitësh.

Ndërkaq, rikujtojmë se Jensen Huang foli së fundmi rreth inteligjencës artificiale, aftësive të lidhura me inteligjencën artificiale dhe arsimit. Ai është themeluesi dhe CEO i Nvidia, hardueri i të cilit përdoret sot për zhvillimin dhe trajnimin e kësaj teknologjie dhe i cili është një nga autoritetet më të rëndësishme në këtë fushë. Kur Jen-Hsun Huang flet për inteligjencën artificiale, të gjithë duhet ta dëgjojnë atë që ai ka për të thënë. Gjatë një paraqitjeje të fundit në “Huge Conversations” me Clea Abram, ai shpjegoi se çfarë do të bënte sot nëse do të ishte student. Pavarësisht fakultetit që po studiojnë qoftë matematikë, fizikë, kimi apo puna e tyre e ardhshme, ai thotë se do t’i bënte vetes pyetjen: “Si mund ta përdor inteligjencën artificiale për ta bërë punën time më mirë?”