Tech

Nvidia mund të tërhiqet nga investimet gjigante në kompanitë e AI?!

Drejtori ekzekutiv i Nvidia, Jensen Huang, tha se investimet e fundit në OpenAI dhe Anthropic mund të jenë të fundit të prodhuesit të çipave në këto kompani. “Mundësia për të investuar 100 miliardë dollarë në OpenAI ndoshta nuk është në plan”, ka deklaruar Huang. Nvidia dhe OpenAI kishin njoftuar një marrëveshje prej 100 miliardë dollarësh në shtator të vitit të kaluar.

“Në vend të kësaj, Nvidia ka finalizuar një investim prej 30 miliardë dollarësh në OpenAI, që mund të jetë hera e fundit që ka mundësinë të investojë në një kompani si kjo”, vazhdoi Huang. OpenAI po hedh themelet për një ofertë publike fillestare (IPO) që mund ta vlerësojë kompaninë deri në 1 trilion dollarë. Në shkurt u raportua se Nvidia dhe OpenAI kishin braktisur marrëveshjen e tyre prej 100 miliardë dollarësh për shkak të dyshimeve rreth “shëndetit” të sektorit të Al.

Nvidia (NVDA) planifikon të lançojë një procesor të ri të projektuar për të ndihmuar OpenAI dhe klientë të tjerë të ndërtojnë sisteme IA më të shpejta dhe më efikase, raportoi Wall Street Journal, duke cituar njerëz të njohur me çështjen. Nvidia po zhvillon një sistem të ri për llogaritjen “inference”, një formë përpunimi që lejon modelet e IA-së t’u përgjigjen pyetjeve, tha raporti.

Platforma e re do të zbulohet në konferencën e zhvilluesve GTC të Nvidia në San Jose muajin e ardhshëm dhe do të përfshijë një çip të projektuar nga startup-i Groq, shtoi raporti duke cituar njerëz të njohur. Reuters më parë këtë muaj raportoi se OpenAI është i pakënaqur me shpejtësinë me të cilën hardueri i Nvidia mund t’u japë përgjigje përdoruesve të ChatGPT për lloje specifike problemesh, të tilla si zhvillimi i softuerit dhe komunikimi i IA-së me softuerë të tjerë.