Seksi është një situatë që ndryshon vazhdimisht. Mund të jemi mirë me stilin klasik prej vitesh dhe mund të vijë dita kur të ndiejmë se nuk na mjafton. Fantazitë ekzistojnë për të gjithë ne, por kjo nuk do të thotë që ne i lejojmë ato të shfaqen e lëre më t’i realizojmë ato. Terapistja Cyndi Darnell shprehet se:
Ne jemi rritur në një shoqëri që na bën të besojmë se nëse ai është partneri ideal, ai do të jetë në gjendje të lexojë mendjen tonë.

Problemi me ata që nuk komunikojnë në seks është më i thellë dhe nuk ka të bëjë vetëm me turpin që ndjejmë. Do të thotë që nuk ndihemi shumë rehat në marrëdhënie por edhe nuk e lejojmë veten të jemi të sinqertë dhe të hapur me partnerin. Sigurisht, që në këtë moment ne mbartim stereotipe dhe paragjykime rreth seksit, ndërkohë që duhet të jetë gjëja më e lehtë në botë.

Duhet kohë dhe praktikë.
Nëse skuqeni nga ky mendim, do të thotë se doni kohë për të arritur në pikën për të kërkuar atë që dëshironi në shtrat. Hapi i parë është të flisni për atë që ju pëlqen në seks. Është më e lehtë të flasësh për të njohurën sesa të panjohurën dhe është më pak e frikshme. Një tjetër keqkuptim për seksin është se ne mendojmë se duhet të kërkojmë atë që duam prej partnerit/partneres, domethënë kur është tepër vonë.
Çështja është që këto biseda t’i bëjmë kur jemi ulur të qetë, nuk jemi të stresuar dhe nuk jemi në humor të plotë erotik. Ne marrim kohën tonë, nuk ndjejmë asnjë lloj presioni dhe nuk përpiqemi t’i lëmë përshtypje tjetrit.

Por para kësaj, ne duhet ta bëjmë këtë diskutim me veten tonë se pse e kemi të vështirë dhe na vjen shumë turp nga seksi. Ku fillon kjo dhe a hyn si një pengesë në jetën tonë në përgjithësi? Cilat janë fantazitë që do të donim të realizonim? Kur t’u përgjigjeni këtyre, do të shihni se jeta juaj e dashurisë do të ndryshojë.
Sjellim në vëmendje se fantazitë seksuale janë normale dhe të zakonshme, edhe atëherë kur jemi në një marrëdhënie me dikë. Po a ndikon fantazia për dikë tjetër tek raporti që keni me partnerin aktual? Studimet thonë se të idealizosh njerëz të tjerë përmes fantazisë, ka një efekt pozitiv tek çiftet që nuk janë 100% të kënaqur seksualisht nga njëri-tjetri, por një ndikim negativ tek ata me të cilët ndodh e kundërta.