Lifestyle Love & Sex

Nëse keni shpesh fantazi seksuale me dikë që nuk është partneri juaj, është momenti të dini si ndikon kjo te raporti me partnerin aktual!

Fantazitë seksuale janë normale dhe të zakonshme, edhe atëherë kur jemi në një marrëdhënie me dikë. Po a ndikon fantazia për dikë tjetër tek raporti që keni me partnerin aktual? Studimet thonë se të idealizosh njerëz të tjerë përmes fantazisë, ka një efekt pozitiv tek çiftet që nuk janë 100% të kënaqur seksualisht nga njëri-tjetri, por një ndikim negativ tek ata me të cilët ndodh e kundërta.

Sipas ekspertëve, fantazitë seksuale për njerëz të huaj ndihmojnë çiftet që kanë marrëdhënie seksuale më pak të kënaqshme pasi kjo fantazi kontribuon në kënaqësinë e përgjithshme të raportit. Nuk ka rëndësi nëse jeni në një lidhje serioze ose jo, fantazitë seksuale për njerëz të tjerë ndodhin. Idealizimi i partnerëve të tjerë sjell më pas mënyrën sesi ndihemi kundrejt partnerit real, në varësi të kënaqësisë seksuale që marrim nga marrëdhënia në të cilën ndodhemi.

Përtej ndjenjës së fajit që ndjen secili, fantazia seksuale për dikë tjetër shpesh ndikon në rritjen e dëshirës ndaj partnerëve aktualë dhe rrjedhimisht një sjelljeje më pozitive ndaj tyre. Pra, është një lloj mekanizmi që ndihmon partnerët për të kënaqur njëri-tjetrin në periudha afatgjata si në raportin fizik ashtu dhe nga sjelljet që dëmtojnë lidhjen. Nga studimet e kryera ka rezultuar se në të shumtën e rasteve, të tilla fantazi i motivojnë partnerët të investojnë më shumë në raportet reale.

Madje, edhe nëse marrëdhënia juaj nuk është në ditët më të mira, filloni të fantazoni për partnerin tuaj pasi kjo do ta rriste ndjeshëm lumturinë në çift. Të nesërmen do të zgjoheni duke e parë ndryshe dhe duke e vlerësuar më shumë personin që keni në krahë. Ka faza kur jeta seksuale vihet në pritje dhe kjo është krejtësisht normale. Por çfarë i bën trupit tonë mungesa e seksit? Ne jua tregojmë në këtë link. 

Rezulton se përfaqësuesit e shenjave të ndryshme të zodiakut kanë jo vetëm tipare të veçanta të karakterit, por edhe karakteristika fizike. Pak njerëz i kushtojnë vëmendje kësaj, por yjet mund t’ju tregojnë se cilat pjesë të trupit janë më tërheqëse për secilën shenjë të zodiakut. Mësojini ato në këtë link.