Ajo quhet Andrea Ivanova, është influencere dhe ka buzët më të mëdha në botë. Qëllimi tjetër i Ivanova është të ketë mollëzat më të mëdha në botë. Andrea pranoi se ka shpenzuar 9,000 euro për buzët. 25-vjeçarja së fundmi nxori në ankand ‘puthje për para’ në Instagram. Duke filluar transformimin e saj në vitin 2018, me shpresën për t’u dukur si një kukull Bratz ajo gjithashtu i është nënshtruar një operacioni duke përfshirë mbushjen e nofullës dhe mjekrës.
Tani, në ndjekjen e saj të fundit për një rekord të ri botëror, ajo shpreson të arrijë titullin e ‘mollëzave më të mëdha në botë’.
Dua që përveç buzëve më të mëdha në botë, të kem edhe mollëzat më të mëdha. Kam bërë katër injeksione të acidit hialuronik në mollëzat e mia deri më tani, por do t’i nënshtrohen dy të tjera brenda javës. Qëllimi im është të modeloj dhe të fitoj një zmadhim të konsiderueshëm të tyre, por sigurisht që dua ende buzë më të mëdha. Unë do të vazhdoj me më shumë injeksione në të dyja për t’i bërë ato edhe më të mëdha.
Deri më sot, Andrea ka marrë mbi 34 injeksione në buzë dhe vazhdon të ketë ende të tjera. Më parë, mjekët e paralajmëruan atë që t’i kushtonte vëmendje çdo dhimbjeje në gojë, pasi procedurat e ardhshme mund të jenë potencialisht fatale.
Buzët e mia ende nuk janë mjaft të mëdha dhe i dua shumë më të mëdha se tani. Çdo muaj do të marr më shumë mbushës, por nuk mund të numëroj as sa para kam shpenzuar në total. Ka shumë komente negative për mua kudo dhe shumë njerëz nuk e miratojnë as mjekrën time të re të zmadhuar. Fytyra ime është më e mprehtë tani, por më pëlqen shumë. Edhe pse familja ime nuk e miraton pamjen time të re, ata duhet të respektojnë zgjedhjen për ndryshimin tim. Nuk shqetësohem për komentet e njerëzve, pasi kam shijen dhe pikëpamjet e mia për bukurinë.