Gossip

Që burrat të mos ndihen të pasigurtë në një marrëdhënie, influencerja e njohur amerikane vjen me një sugjerim!

Një influencere amerikane ka shpalosur në TikTok një teori, sipas së cilës, në një marrëdhënie, një mashkull duhet të paguajë gjithmonë për gjithçka. Bec Donlan, nga Los Angeles, ka mendimin se burrat “ndihen të pasigurtë” nëse nuk i mbulojnë vetë të gjitha shpenzimet.

Në videon e postuar në rrjetin social, Bec shprehet:

Unë mendoj se gratë nuk duhet të paguajnë për asgjë në një marrëdhënie. Nuk është se ne duam të trajtohemi si mbretëresha, por mendoj se është pak më e thellë si çështje. Në marrëdhëniet që kam pasur, gjithmonë kam paguar për veten. Të gjitha këto marrëdhënie kanë përfunduar pasi mashkulli është ndjerë i pasigurtë dhe pa burrëri. Pra, e kam pasur fajin vetë. Nëse që në fillim ai do të paguante për të gjitha, kjo do i bënte mirë egos së tij, do të ndihej si mbret. Meshkujt kanë nevojë të ndihen mbretër. Pra, nëse e lejojmë mashkullin që të kujdeset për ne, ai do të jetë më i lumtur dhe marrëdhënia do të zgjasë më shumë, pasi nuk do të ketë luftë për pushtet.

Debati se kush duhet të paguajë në takimin e parë ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale e sidomos në platformën TikTok. Pjesë e këtij debati është bërë edhe 93-vjeçarja Lillian Droniak e cila numëron plot 9 milionë ndjekës në llogarinë e saj. Ajo ndau me të gjithë eksperiencën e takimit të saj të parë me një burrë të cilin e takoi kur po blinte një biletë “Bingo”.