Në moshën 15-muajshe, Jayce Joyce kishte pasion për leximin dhe shkrimin. Tani, në moshën 4-vjeç, ai është i kualifikuar të aplikojë për Librin e Rekordeve Guinness si personi më i ri që publikon libër. Nëna e tij, Anim Joyce, e përshkroi atë si një djalë i mrekullueshëm me një talent të paimagjinueshëm.
Ajo e kuptoi potencialin e Jayce-it për herë të parë kur ai mund të mbante lapsin si një i rritur në moshën 15-muajshe. Në moshën 3-vjeç, ai mund t’i regjistronte mendimet e tij në letër, duke zbuluar forcat e kujtesës së tij të shkëlqyeshme. Ai ka një talent të madh për kujtesën dhe shkruan dhe ilustron ngjarje ose histori me ndjenjë aventure dhe argëtimi. Talenti i vogël shprehet se:
Më pëlqen të shkruaj sepse shkrimi është argëtues. Dua që njerëzit të lexojnë atë që shkruaj dhe të përdorin imagjinatën e tyre dhe të shkruajnë historitë e tyre.
Nëna e vogëlushit tha talenti i Jayce e bëri atë të mësojë, të lexojë dhe të shkruajë shpejt. Librat e parë të Jayce-it “A Beach With No Sea” dhe “Jayce’s Sweet Tooth” u botuan në Ditën Botërore të Librit më 2 mars. Tregimet e tij kanë të bëjnë me moralin, siç janë inkurajimi i fëmijëve për të ngrënë të shëndetshëm ose për të kuptuar se ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç duam, por ne ende mund të jemi të lumtur me atë që kemi.
Rekordi aktual mbahet nga një autor nga Sri Lanka që publikoi librin e tij të parë në moshën katër vjeç e 356 ditë. Megjithatë, ka disa kritere që një rekord të njihet. Jayce duhet të publikojë me një botues zyrtar dhe të shesë 1.000 kopje të secilit libër.
Familja tha se i ka plotësuar të gjitha kriteret dhe tani po pret që libri të shitet në numrin e kërkuar të kopjeve, të cilat janë në dispozicion në Amazon. Librat e tij me figura janë gjithashtu të botuar nga shtëpia botuese “The Book Chief” në Birmingham. Mamaja e vogëlushit nënvizon:
Jam shumë krenare për atë që ai ka arritur në një moshë shumë të re, kur fëmijët nuk po mësojnë të lexojnë. Të kesh libra të publikuar është një ëndërr që bëhet realitet.