Kirurgët në Institutin Rambam kanë rikthyer shikimin tek një pacient i verbër duke përdorur një implant korneal të printuar plotësisht në 3D, të rritur tërësisht nga qelizat e kultivuara njerëzore të korneas. Kjo është hera e parë që një implant korneal, i cili nuk bazohet në ind dhuruesi, transplantohet në syrin e një njeriu.
Kornea fillimisht erdhi nga një dhurues i shëndetshëm i ndjerë dhe më pas u shumua në laborator. Studiuesit përdorën këto qeliza të kultivuara për të printuar rreth 300 implantë të tejdukshëm duke përdorur platformën rigjeneruese të Precise Bio. Sistemi i tyre ndërton një strukturë të shtresëzuar që duket dhe sillet si një kornea natyrale, e dizajnuar për qartësi, qëndrueshmëri dhe funksion afatgjatë. Pasi mungesa e dhuruesve pengon miliona njerëz të marrin trajtim shpëtues për shikimin çdo vit, kjo metodë mund të transformojë aksesin.
Rreth 90 % e njerëzve në botë fillojnë ta humbasin shikimin gradualisht pas moshës 65 vjeçare. Kjo mund të prekë këdo me kalimin e viteve nëse nuk tregoni kujdesin e duhur. Tashmë me shtimin e paisjeve teknologjike dhe ekraneve me rreze të dëmshme për syrin në duart tuaja rëndësia që duhet t’i kushtoni syve tuaj është shumë herë më e madhe. Në këtë artikull ne ju tregojmë tre mënyra se si të mbroni shikimin tuaj për ta ruajtur të fortë gjatë gjithë jetës.
Syze dielli apo syze optike nëse keni nevojë, janë gjithnjë të domosdoshme e të rëndësishme për sytë tuaj. Jo vetëm kur mund t’i shikoni rrezet e diellit, por edhe ne rastet kur ka re, pasi rrezet e dëmshme UVB mund të deportojnë dhe të dëmtojnë syrin tuaj. Mjaftojnë një palë syze me efekt mbrojtës ndaj rrezeve Ultraviolet dhe rreziku i prekjes nga katarakti i syrit ose i quajtur ndryshe “perdja e syrit” përgjysmohet.