Politikë

“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Korreshi: U përballa me tre grupe, nuk janë të zonës!

Kandidati i PD, Saimir Korreshi tha se ka grupe të armatosura që përpiqen të intimidojnë qytetarët në Lushnjë.

Situata, e tensionuar që prej mëngjesit. Detyrojnë punonjësit e administratës të fotografojnë votën!”, theksoi Korreshi.

Korreshi: Ka nis që në mëngjes ku anëtarët e kësaj QV kanë deklaruar se çelsat i mbante drejtori i postës, e turpshme kjo gjë sepse nuk ka se si mund ti mbajë derjoti i postës.

Që në fillim ka qenë e tensionuar situata, deri sa arriti në agravimin ku një vëzhgues i PS-së, përveç gjithë patronazhistët që janë te dera fotografon votën deri sa është kapur dhe pastaj kanë lindur incidenete. E vetmja gjë që bëjnë sot është që detyrojnë njerëzit që punojnë në administratën shtetërore për të fotografuar votën ose atyre që i kanë çuar naj kile miell.

Sot shikojmë të gjithë të deleguarit e Tiranës e përfaqësues që deklarojnë se nuk e qethin farë për SPAK, me këtë zhargon, rrinë 10 metra larg kutive të votimit , initmidojnë të gjithë ata që kanë në punë.