Sport

Kalendari i “Superiores”, përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin!

Kategoria Superiore do të ndalet për shkak të impenjimeve të Kombëtares, për t’u kthyer vetëm në muajin prill me ndeshjet e radhës, ato të javës së 30-të të cilat janë të rëndësishme për çdo objektiv të mundshëm në klasifikimin e kampionatit.

Dy duelet më të ethshme për kreun janë padyshim Partizani-Vllaznia dhe Dinamo-Elbasani, ku skuadrat në luftë për “Final Four” përballen me ekipet të cilat po kryesojnë renditjen. Nga kjo mund të përfitojë edhe Egnatia e vendit të tretë, që luan ndaj Bylisit një sfidë që mund të jetë thelbësore për rrugëtimin e mëtejshëm të ekipit rrogozhinas.

Vora-Teuta është një sfidë që ndikon direkt garën për mbijetesë, por edhe për shanset e durrsakëve për “Final Four”. Ndërsa Flamurtari-Tirana është padyshim një sfidë direkte mes ekipeve që luftojnë për mbijetesën në elitë.

LEXO EDHE: Tirana bëhet e frikshme ndaj rivalëve për mbijetesë, Orges Shehi: Fitorja është e rëndësishme për vazhdimësinë!

Tirana mundi 3-0 Vorën në ndeshjen që përmbylli javën e 29-të të Kategorisë Superiore. Dje Vllaznia – Dinamo përfundoi 0-0, Teuta – Partizani 2-2, ndërsa Bylis mundi 2-1 Flamurtarin. Të premten Elbasani dhe Egnatia barazuan 0-0 në ndeshjen që çeli javën e 29-të.

JAVA 30

Vora – Teuta
Partizani – Vllaznia
Dinamo – Elbasani
Egnatia – Bylis
Flamurtari – Tirana

LEXO EDHE: Bellaj paralajmëron largimin nga Vora: Më e mira është të ndërrohet trajneri, siç ka thënë Konica…