Elye Uahi nuk është lejuar që të futet në Kanada. Kështu nuk do të jetë në dispozicion të Bregut të Fildishtë për ndeshjen me Gjermaninë në Botëror.
Arsyet janë administrative siç edhe federata ka njoftuar. Kujtojmë se Uahi është në qendër të vëmendjes dhe duke u hetuar për një çështje që lidhet me baste. Madje është marrë në pyetje nga policia franceze.
“Lejet administrative të nevojshme për hyrjen e tij në territorin kanadez nuk kanë mundur të sigurohen deri në këtë fazë. Për këtë arsye, Elye Uahi do të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara në pritje të kthimit të ekipit. Në këtë periudhë veçanërisht të vështirë, federata i ofron lojtarit mbështetjen e saj të plotë dhe i rikonfirmon besimin. Elye Uahi mbetet një element i rëndësishëm i përfaqësueses kombëtare të Bregut të Fildishtë”, shkruan federata.
Hetimi për të është në lidhje me një karton të verdhë që mori gjatë ndeshjes Nis-Metz. Ky karton dyshohet se ishte i qëllimshëm dhe lidhet me baste.
LEXO EDHE: Meguajër i zhgënjyer pasi mbeti jashtë Anglisë, flet sërish për telefonatën me Tuhel!