I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Anton Prendi, menaxher artistësh. Ai ka folur më shumë për rrugëtimin e Erik Lloshit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5” dhe jo vetëm. Si i ka parë Antoni situatat dhe debatet e fundit në shtëpi?
Kur Eriku ka qenë i ftuar pak kohë më parë në studion e “Live From Tirana” ka thënë se nëse do kishte hyrë në “Big Brother VIP”, bashkëshortja do i kishte kërkuar divorcin. Si është sot raporti i tyre me hyrjen e Erikut këtë edicion?
Siç e thashë, unë kam dy vite e gjysmë që insistoj aq ai të hyjë në “Big Brother VIP”. Por të njëjtën gjë dhe Romina ka thënë që nuk do e pranonte. Nuk ka qenë vetëm tani kundër. Nuk është se është kundër formatit të BBV, por privatësinë e familjes e ka shumë të shenjtë.
Ke komunikuar ti me bashkëshorten e Erikut?
Nuk kemi hyrje-dalje familjare. Kam provuar të komunikoj këto ditë, por nuk kam mundur. Shpresoj që t’i ketë parë videot që unë postoj në Instagramin e Erikut. Ka thënë që do kishte pranuar çdo gjë, vetëm BBV jo.
Si ka qenë Eriku pak para se të hynte në shtëpi, se ti e ke shoqëruar?
Kishte momente që ishte i mërzitur. Ndoshta ka dashur të thotë edhe ‘kthehemi’.
Si mendon se do të ndikojë kjo në rrugëtimin e Erikut aty brenda?
Familja është e shenjtë, normal që do ndikojë aty brenda.
Mendon se ky vendim i Erikut mund ta rrezikojë martesën e tij?
Nuk mund të them që do ketë ndarje, por çdo gjë mund të ndodhë. Shpresojmë që jo. Që kur kanë qenë bashkë nuk kanë pasur ndonjëherë probleme, por këtë gjë ia ka bërë me dije Romina…