Ekspertë të qethjes së deleve janë mbledhur në një qytezë të vogël në francë, për hapjen e kampionatit të përvitshëm botëror, një event katër ditor që mbahet për të parën herë në tokë franceze. Më shumë se 320 garues nga 34 vende, që nga Norvegjia, Japonia dhe ishujt Kuk, po konkurrojnë për çmimet e mëdha të qethjes me gërshërë apo makinë. Dhe 5 mijë dele të mbledhura në një vend, pa dyshim që do të vlerësojnë qethjen, me temperaturat që do të shkojnë deri në 34 gradë celcius në ditët në vijim në Le Dorat, të Francës qendrore.
“Kampionati botëror është shumë fantastik dhe spektakolar. Ne duam ta ndajmë atë me popullin francez”, thotë një pjesëmarrës.
Delet zakonisht qethen një herë në vit për të evituar sëmundjet që shkaktohen nga pickimet, pleshtat dhe insektet e tjera në leshin e tyre.
Finalja e kampionatit mbahet të dielën me fituesin që do të duhet të qethë 20 qingja në më pak se 16 minuta. Dhe cilësia në këtë pikë nuk është fort e rëndësishme. Zelanda e re, konsiderohet favorite për titullin botëror.