Sport

Kamza largon trajnerin Julian Ahmetaj

Vetëm pak orë pasi siguroi mbijetesën, klubi i Kamzës njoftoi mbylljen e bashkëpunimit me drejtuesin e stolit Julian Ahmataj. Mësohet se shkaku që drejtuesit e Kamzës vendosën të mbyllnin bashkëpunimin me trajnerin ishte udhëtimi i këtij të fundit drejt Korçës për të festuar me familjen ditëlindjen e 39-të që përkoi me mbrëmjen ku Skënderbeu po festonte titullin e tetë kampion. Mësohet se ai ka takuar dhe uruar korçarët për titullin çka nuk është parë me sy të mirë nga drejtuesit e ekipit.