Bota

Kanadaja, drejt legalizimit të marijuanës

Kanadaja, po përgatitet të kthehet në vendin e parë anëtar të G7-s që legalizon marijuanën. Vendi e ka ligjëruar tashmë përdorimin e hashashit për arsye mjekësore, por hapi i radhës do të jetë legalizimi i plotë i tij. Të enjten, Kanadaja do të jetë nën lupën e komunitetit ndërkombëtar, kur përmes votës në Senat pritet me shumë gjasë të ratifikojë atë që njihet si “Projektligji C-45”.