Maqedonia i kërkoi falje Austrisë pasi Kancelari Sebastian Kurz, u prit në Shkup me flamurin e Letonisë. Qeveria tha se ishte ngatërresë e paqëllimtë e Protokollit, nisur nga ngjashmëria e madhe mes flamujve të Austrisë e Letonisë. Ndërkaq, Kurz iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në referendumin e 30 Shtatorit për Emrin me Greqinë. Këtë javë, Maqedonia po merr vëmendjen e ndërkombëtarëve. Pas shefit të NATO-s, Stoltenberg e Kancelarit Austriak, nesër pritet vizita në Shkup e Kancelares Gjermane, Merkel.