Politikë

Kandidatët për ambasadorë seancë dëgjimore në Komisionin e Jashtëm! Shehu kritik: Nuk janë emra nga trupi diplomatik

Në komisionin për politikën e Jashtme kandidatët e propozuara për ambasadorë po prezantojnë platformat e tyre. Ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu ishte kritik për listën e emrave që ka propozuar qeveria për kandidatët për ambasadorë.

‘Është një gjë e paimagjinueshme ajo që ndodh me trupin diplomatik. Duhet të kenë 10 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Keni sjellë një listë dhe shoh shumë pak njerëz që vijnë nga trupi diplomatik. Ju duke marrë në majën e diplomacisë nga individë që nuk janë njerëz të trupi diplomatik, në këtë mënyrë demotivoni trupin diplomatik. Unë shoh padyshim një handikapit në zhvillimin e diplomacisë shqiptare. E shoh që kjo sëmundje pasqyrohet edhe në listën që ju keni sjellë për ambasadorët e rinj.’- tha Shehu.

Kandidatët që do të dëgjohen sot

Ditën e sotme po zhvillohet një seancë dëgjimore për Meri Kumbe, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, rezident.

Zhaklina Peto, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Malin e Zi, rezident

Ervin Bushati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jo rezident

Vasilika Hysi, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, rezident.

Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi: Nisma Opena Balkan ogur i mirë, shpresoj që shumë shpejt të realizohet

Kandidatja për ambasadore në Malin e Zi, Zhaklina Peto gjatë prezantimit të platfromës së saj në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtme vuri theksin tek nisma e Open Balkan. Sipas Petos nisma është një ogur shumë i mirë dhe se shpreson që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.

‘Ndihem e vlerësuar për besimin që më jepet përmes kësaj kandidature. Kjo më jep motivim të plotë për ta përmbushur detyrën e si Ambasadore të Malit të Zi, për një përfaqësim sa më dinjitoze, për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kjo edhe në këndvështrimin rajonal. Kam përfunduar studimet në drejtësi në 1995’, në 1996 nisa pedagoge, sot kam gradën profesor doktor.

Vizioni im për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe objektivat që I konsideroj të rëndësishme. Sdua t’ju lë pa përmendur, që puna që unë do kryej do të mbështetet në etikë profesionale, morale, transparenca, ruajtja e informacionit dhe të tjera me radhë. Veprimtaria ime si ambasadore, do të më lejoj që të angazhohem totalisht për të realizuar objektivat që marrin në konsideratë aktualitetin politik dhe çfarë do të vi në të ardhmen. Dua të evidentoi se këto marrëdhënie zhvillohen në klimë shumë të mirë. Fakt për mua ky si ambasadore më krijon kushte të favorshme për forcuar marrëdhëniet dy palëshe mes dy vendeve. Mes vendeve tona nuk ka një çështje të hapur, por përkundër kësaj, ka një vizion të njëjtë në integrimin në BE. Do vlerësoja shumë qëndrimin e Malit të zi me Kosovën, duke njohur pavarësinë e saj, duke mbështetur kështu Kosovën në kontekstin rajonal. Një tjetër aspekt pozitivë janë dhe mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive. Kjo është një risi mjaft inovative, mjaft efektive për fuqizimin dy palësh të zhvillimit të vendeve tona. Kjo për faktin se marrëdhënie në fushën ekonomike, edukimit, janë firmosur e një pjesë edhe janë realizuar. Unë do përqendrohesha në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe shtimin e tyre në të ardhmen. Implementimi i diplomacisë parlamentare për ti shërbyer sa më mirë interesit të përbashkët për të përcjell sa më mirë zërin e qytetarëve. Bashkëpunimi mes komisioneve parlamentare, do ishte një alternativë plotësuese e diplomacisë.

Dy vendet tona kanë interes, po thuajse në të njëjtën linjë si anëtare të NATO, sigurisë, pikëpamja mbi Rusinë, kinën dhe emigracionin e ligjshëm. Mali I zi aspiron për integrimin në BE, Mali i Zi ka çelur kapituj, ne jemi në fazën screening dhe eksperienca malaeleze mund të na vijë në ndihmë. Ruajtja dhe vijimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në nivel politikë, do jetë parësore. Nisma Open Balkan një ougur shumë i mirë dhe shpresoj që shumë shpejt të jetë i realizueshëm.’- tha Peto.

Shehu debat me Kodhelin: Po shkelni rregulloren! Kryetarja e komisionit: Keni nga 10 vite që keni mbetur në klasë

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ku po prezantojnë platformat kandidatët për ambasadorë, ish-ministri Tritan Shehu u përfshi në një debat me kryetaren e komisionit Mimi Kodhelin.

Tritan Shehu: Me çfarë synimi shkoni atje, si e shikoni transferimin e ambasadës në Jerusalem?

Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni kësaj pyetje, ju e merrni vetë vendimin tuaj

Shehu: Jo, po shkelni rregulloren! Jemi komision politikë, dua përgjigjen time! Po ngelni në klasë, me nota pakaluese.

Kodheli: Ke të drejtë prandaj ne po qeverisim për dhjetë vite, ju keni kaq kohë që ngelni, prandaj duhet të mbani shënime!

Kumbe: Në fakt z. Ministër u dha përgjigja nga diskutimet këtu. Ju vlerësoj për eksperiencën. Ambasadori është një personalitet me integritet që përfaqëson zërin e kombit shqiptarë në qëndrimet politike. Ambasadori nuk shkon atje me qëndrim personal.

Alizoti-kandidates për ambasadore: Po të ishte post tjetër do isha me ju, në Izrael nuk jam me ju! Jo diplomaci qokash

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, gjatë seancës dëgjimore për ambasadoren e Zvicrës u shpreh se diplomacia sot është kthyer në një diplomaci qokash. Sipas Alizotit, Izraeli është një vend delikat që prodhon shumë politikë, e shtoi se diplomacia e jashtme është çështje kombëtare e jo politike.

‘Në politikën e jashtme s’mund të zgjedhim studentin më të mirë, por njohësin më të mirë të atij vendi. Politika e Jashtme në Shqipëri është kthyer në vend qokash. Izraeli është një vend shumë i rëndësishëm gjeopolitikësh duke folur, dhe do doja të shihja një person, zonjë apo zotëri, që e njeh mjaft mirë historinë e Izraelit, konfliktet e mëdha në Izrael, por s’po i bëjë, pasi CV juaj është shumë e pasur dhe më rezultoni një zonjë fisnike, që do ishte më mirë në UNESCO, pasi Izraeli është vend delikat, që prodhon shumë politikë, jemi gjendur ne si Shqipëri në një moment kur duhet të votonim pro apo kundër. Prandaj e ka dhe titullin shkëlqesi, dhe mendoj se kjo është për politikën, që nuk është vend qokash, por ka dhe trup diplomatike, ka dhe njerëz që aspirojnë për këtë gjë. Ka njerëz që kanë nisur nga grada më e ulët deri tek më e larta. Diplomacia e jashtme është çështje kombëtare, jo politike partiake. Në diplomaci mund të rrinë dhe njerëz që se duan kryeministrin, pasi më të diturit shpesh janë dhe rebel. Po të ishe në një vend tjetër do isha me ju, por në Izrael s’jam me ju!’- tha Alizoti.

Gjekmarkaj për kandidaten për ambasadore në Izrael: Ju shoh për një punë në UNESCO, kur s’bëjmë diplomaci bëjmë folklore

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë seancës dëgjimore në komisionin e Jashtëm të kandidatëve për ambasadore, duke ju referuar Meri Kumbe, kandidate për Izaraelin, tha se se CV e saj është për t’u vlerësuar, por jo për Izrael, por për në UNESCO.

‘CV e zonjës Kumbe është për tu vlerësuar. Në optikën time modeste si njeri që nuk është se pretendon ta njohë mirë diplomacinë, ju shoh më afër një pune në UNESCO sesa në Izrael. Ky është një gjykim i çastit, ndoshta koha më përgënjeshtron. Ne kur s’bëjmë diplomaci, bëjmë folklore. Kjo ndodh prej shumë vitesh në vendin tonë. Vërtet na bënë nder mbrojtje e hebrenjve, smund të rrimë gjithë jetën me atë kambanë. Marrëdhëniet me fjalë i kemi të mira me Izraelin, por janë të sabotuara. Skemi marrëdhënie të mira as në nivel politikë, as në nivel ekonomik. Uroj të mos jeni atje për të mbajtur kandilin e diplomacisë ndezur me Izraelin. Marrëdhënien me konferenca Islamike na kushtëzojnë disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo konferenca islamike mbi Izraelin?’- tha Gjekmarkaj.

Kandidatja për ambasadore në Izrael: Fokus rritja e investimeve izraelite në Shqipëri

Meri Kumbe, zv ministre e Kulturës, është propozuar për kandidate për amabasadore në Izrael. Në fjalën e saj, Kumbe theksoi se nëse ajo zgjidhet si përfaqësuese, objektiv i saj është zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike, biznesit, bujqësisë, turizmit e se fokus të veçantë ka rritja e investimeve izraelite në Shqipëri.

‘Marrëdhëniet mes dy shteteve janë sat ë forta aq edhe të konsoliduar. Ka nisur me shembullin që vendi ynë i dha mbarë botës. I vetmi vend në botë që mbrojti jetën e hebrenjve. Në vendin tonë nuk u dorëzuar asnjë hebre. 16-prill 1949 e njohu Shqipëria shtetin e izraelit. U konsoliduan me hapjen e ambasadave respektive. Marrëveshje në fushën e sigurisë kibernetike, mediatike, me agjencinë homologe në Izrael, arsim e kulturë. Arritjet e deri më tanishme janë fryt i një pune të shkëlqyer të dy qeverive. Në rast se do kem nderin të jem përfaqësuesja e Shqipërisë në Izrael, objektiv zhvillimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mbrojtjen kibernetike, biznesit, bujqësisë, turizmit, fokus të veçantë rritja e investimeve izraelite në Shqipëri. Po ashtu promovimi i Shqipërisë dhe historitë në të dyja vendet. Shqipëria i ka kërkuar izraelit të fusë në kurrikulat shkollore dhe faktin se Shqipëria ka mbrojtur jetën izraelitëve në luftën e II botërore.’- tha Kumbe.