Aktualitet

Kanosën me armë një person, pranga 2 vëllezërve në Tiranë/Në kërkim i treti!

Për motive të dobëta u konfliktuan me një 30 vjeçar dhe e kanosën me armë zjarri, blutë e Tiranës arrestuan dy vëllezër e shpallën në kërkim vëllanë tjetër. Zyrtarisht, njoftohet se gjatë kontrollit në banesat e dy të prangosurve në Tufinë, policia sekuestroi 3 pistoleta, municion luftarak e një automjet.

Njoftimi zyrtar policor: 

Efektivët e Komisariatit Nr. 4 në kryeqytet, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë vënë në pranga dy vëllezër dhe kanë shpallur në kërkim të tretin, pasi dyshohen se kanë kanosur me armë zjarri një 30-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti mes tre vëllezërve dhe 30-vjeçarit për motive të dobëta.

Në kuadër të operacionit të koduar “Triangle”, janë arrestuar AM., 41 vjeç dhe R.M., 46 vjeç, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi G.M., 45 vjeç, të gjithë vëllezër.

Gjatë kontrollit në banesat e dy të arrestuarve në Tufinë, policia sekuestroi tre armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe një automjet.