Aktualitet

Kanoste bashkëshorten se do ta vriste, arrestohet 53-vjeçari në Memaliaj!

Një rast i dhunës në familje u parandalua në Memaliaj, ku një 53-vjeçar ka kanosur me armë bashkëshorten e tij, duke i thënë se do ta vriste. Rasti u shënua në fshatin Lulëzim, Memaliaj, ndërsa Policia ka ndërhyrë pas marrjes së informacionit lidhur me ngjarjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Efektivët kanë arrestuar në flagrancë L.D., 53 vjeç, ndërsa gjatë kontrollit në banesë është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, e cila u mor si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.