Showbiz

Kanye West flet për herë të parë mbi eksperiencën e tij në psikiatri

Reperi i famshëm Kanye West ka qenë i ftuar në emisionin e David Letterman fill pas Ellen DeGeneres për të folur mbi çrregullimin e tij mendor si edhe eksperiencën e tij në psikiatri.

Ai u shpreh se kur vuan nga bipolariteti ndihesh sikur të gjithë duan të të vrasin dhe bëhesh paranojak për çdo gjë.

West zbuloi se në psikiatri ka momente kur mjekët të marrin, të vendosin në pranga të drogojnë dhe të ndajnë nga të gjithë njerëzit që njeh.

41-vjeçari u shpreh i lumtur që arriti të kurohej kështu megjithëse për të ishte një torturë, dukej e vetmja mënyrë për të mposhtur problemet e tij mendore.