Showbiz

Kanye West në prag të lançimit të albumit të tij më të ri

Mesa duket edhe Kanye West si shumë artistë të tjerë është në prag të publikimit të albumit të tij më të ri “Jesus is King”.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet bashkëshortja e tij Kim Kardashian e cila ka postuar një letër me të gjithë titujt e këngëve të këtij albumi, që reperi i ka performuar edhe në Kishën që frekuenton.

Fansat janë të bindur se “Jesus is King” do të jetë i rindërtuar nga albumi “Yandhi” që West kishte në plan të lançonte vitin e kaluar.

Albumi i tij më ri thuhet se do të dalë në treg më 27 shtator dhe ka plot 12 prurje të artistit.