Aktualitet

Karaburun, policia sekuestron 500 kg kanabis

Operacion anti-drogë në Karaburun, policia sekuestron 500 kg kanabis, nuk ka të arrestuar. Lënda narkotike u kap nga policia në Gjirin e Bristanit, në mjediset e një magazine. Dyshohet se droga do të ngarkohej në gomonen 12 metra të gjatë, me 2 motorrë që rreth mesnate u gjet e braktisur në Darzezë të Fierit. Destinacion mund të ishte Italia.