Karnavalet e Venecias, një nga ngjarjet më të famshme në botë kanë nisur me një paradë në kostume historike, në sheshin San Marko. Siç nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër, dy gra u zgjodhën për fluturimin e famshëm të engjëllit, që u jep jetë karnavaleve. Përveç Marisë tradicionale, këtë vit u lejua edhe një grua e dytë të fluturojë, një person i prekur nga sindroma “Crohn”. Karnavalet e Venecias që tërheqin një pafundësi turistësh, janë të njohura mbi të gjitha për maskat e rralla e shumëngjyrëshe.