Në një mesazh të publikuar të premten, më 20 qershor, Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka vlerësuar me fjalë prekëse punën e spitaleve pediatrike në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat, sipas saj, ofrojnë mbështetje të jashtëzakonshme për fëmijët me sëmundje të rënda dhe familjet e tyre.
Mundësia për të përfituar nga kujdesi i njërit prej 54 spitaleve pediatrike në Mbretërinë e Bashkuar u jep familjeve sigurinë se nuk do të jenë vetëm përballë së ardhmes
-u shpreh Princesha.
Si mbrojtëse e “East Anglia’s Children’s Hospices” dhe “Tŷ Hafan Children’s Hospice” në Uellsin e Jugut, Kate tha se ka pasur fatin të shoh nga afër përkushtimin e jashtëzakonshëm të këtyre institucioneve.
Ato ngjallin shpirtin përmes buzëqeshjes, lojës dhe gëzimit, por edhe përmes dëgjimit, përqafimit dhe kujdesit, duke ndarë dhimbjen dhe duke mbështetur familjet gjatë jetës, vdekjes dhe më tej